Scholes të luajë edhe një sezon tjetër

e premte, 23 mars 2012
























Mesfushori anglez Paul Scholes raportohet se synon të luajë edhe një sezon për Manchester United.


Përveç kësaj, Scholes dëshiron që edhe shoku i tij i skuadrës, veterani tjetër Ryan Giggs, 38-vjeçar, të vazhdojë karrierën për edhe një sezon tjetër.


Scholes ka qenë pjesë e 13 nga 15 ndeshjet që nga momenti i rikthimit të tij në klub, në fitoren 3-2 ndaj Manchester Cityt në janar.
Ai ka filluar në tetë ndeshje duke shënuar dy gola dhe ka fituar lëvdata nga shumë kritikë të futbollit, përfshirë edhe trajnerin Alex Ferguson

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum