Robinho: Te Reali nuk vlerësohesha

e premte, 23 mars 2012

Robinho (Foto: Getty Images)






















Sulmuesi i Milanit, Robinho, thotë se ai nuk është ndjerë një figurë e vlefshme te Real Madridi gjatë vitit të fundit të kaluar në Santiago Bernabeu.
 

Braziliani iu bashkua Madridit nga Santos në verën e vitit 2005, por u largua nga klubi tre vite më vonë, për t’u transferuar te Manchester City.

“Kam pasur disa momente të shkëlqyeshme atje, por lamtumira ime ishte zhgënjyese. Reali dëshironte të blejë dikë tjetër [Cristiano Ronaldon] dhe përnjëherë ata nuk ishin të interesuar në mua”.

“Më vjen keq për mënyrën se si u largova nga Madridi, por tifozët jo gjithmonë e kuptojnë se çfarë ndodh në raste të tilla. Marrëveshja ndodhi dhe klubi nuk ishte i kënaqur. Unë nuk ndjehesha i vlerësuar dhe doja të largohem”, ka thënë Robinho.
Braziliani iu bashkua Milanit në verën e vitit 2010, pas një sezoni e gjysmë të pasuksesshëm te Manchester City

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum