Sergio Ramos e ka shkruar emrin e vet në librin e rekordeve të Real Madridit, pas përjashtimit në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Villarrealit.
Mbrojtësi spanjoll morri kartonin e dytë të verdhë me pesë minuta të mbetura pas një faulli ndaj Nilmar dhe si pasojë u përjashtua nga ndeshja.
Kartoni i tij ishte i 11-ti në ligë që kur ai iu bashkua Madridit nga Sevilla në verën e vitit 2005, dhe spanjolli tash është përjashtuar në La Liga më shumë se çdo lojtar tjetër madrilen.
25-vjeçari ka bërë 221 paraqitje në ligë nga 300 paraqitjet në të gjitha garat për liderin e La Ligës, që rezulton me një karton të kuq në çdo 20 ndeshje në kampionat.