Prishtina e Besa fituan kryendeshjet

e diel, 18 mars 2012
























Në xhiron e dytë të pranverës në elitën tonë të futbollit, fitore të vlershme shënuan Gjilani dhe Lepenci, ndërsa sfidat kryesore i fituan Prishtina dhe Besa.


Liria dhe Vëllaznimi arkëtuan nga një pikë, ndërsa dështuan Trepça, Trepça’89, Hysi dhe Drenica.
Në xhiron e 19-të të Raiffeisen Superligës u shënuan gjithsej 10 gola që vlerësohet të jetë bilanc i varfër.

Pikët e shpresës i fituan, Gjilani që mposhti Drenicën, sikur edhe Lepenci që fitoi ndaj Hysit të e favorizuar.

Prishtina mundi
Trepçën ’89, në një takim i cili nuk mund ta arsyetojë epitetin e derbit. Fitoren më të thellë në këtë javë e shënoi Besa, e cila mposhti Dritën me rezultat 3:0. Pas kësaj fitore pejanët dëshmuan se mund t’ua prishin planet skuadrave pretenduese në vazhdim të kampionatit.

Kampionatit i prin Prishtina me 38 pikë, ndërsa në vend të dytë gjendet Vëllazënimi me pesë pikë më pak.

Rezultatet: 
Prishtina - Trepça'89 2:1 ,
KEK-u – Liria 1:1
Gjilani - Drenica 1:0
Besa - Drita 3:0
Trepça - Vëllaznimi 0:0
Lepenci - Hysi 1:0

Në xhiron e 20-të takohen:
Trepça'89 - Lepenci
Hysi - Trepça
Vëllaznimi-Besa
Drita - Gjilani
Drenica - KEK-u
Liria - Prishtina

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum