“Neymar mund të bëhet më i mirë se Messi”

e martë, 20 mars 2012






















Legjenda braziliane, Ronaldo, thotë se sulmuesi i Santosit, Neymar, mund të arrijë suksese më të mëdha se lojtari më i mirë në botë aktualisht, Lionel Messi, por me kusht që të largohet nga Brazili.


“Messi është në nivel më të lartë se cilido lojtar në planet”.

“Neymar është talenti ynë më i madh. Unë besoj se ai mund të bëhet më i mirë se Messi. Ende ka hapësirë përmirësimi për të, mirëpo jo nëse ai vazhdon të luajë
në Brazil”.

“Nëse ai nuk luan jashtë vendit, është e qartë se nuk do të jetë më i miri në botë”.

“Edhe pse futbolli brazilian po zhvillohet, akoma nuk e ka potencialin për të impresionuar jashtë vendit”, ka deklaruar Ronaldo për TV Cultura

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum