Henry udhëton 5600km për ta takuar MUAMBA-n!

e enjte, 22 mars 2012











Legjenda e Arsenalit menjëherë pasi zhvilloi një ndeshje me klubin e tij New York Red Bulls, udhëtoi nga New York në drejtim të Londrës, për të qëndruar në spital afër ish-shokut të skuadrës te Arsenali, Fabrice Muamba.
Henry udhëtoi me mijëra kilometra për të qëndruar afër shtratit të Muambas, i cili ende është në spital ku po vazhdon rikuperimi i tij, pas atakut kardiak që e pësoi fundjavën e kaluar.

Sulmuesi i New York Red Bulls deklaroi pas qëndrimit në spital që Muamba është i aftë ‘të flasë normalisht’.

” Po kthehem në Amerikë. Fabrice Muamba është më mirë, kjo është fantastike. Do të mësoni më shumë kur të arrij në New York 
” ka shkruar Henry në rrjetin social Twitter.
” Muamba është në gjendje stabile dhe mund të flasë normalisht ” përfundoi Henry.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum