Ferguson: Jemi në pozitë ideale

e hënë, 26 mars 2012

Alex Ferguson (Foto: Getty Images)Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i ngazëllyer me pozicionimin e skuadrës në tabelë në këtë stad të sezonit.
 

Dështimi i Manchester Cityt të fitojë ndaj Stoke Cityt të shtunën, do të thotë se edhe një barazim ndaj Fulhamit në Old Trafford do të jetë i mjaftueshëm që United ta rikthejë kreun.

“Ne jemi në pozitën e duhur, në kohën e duhur dhe, më e rëndësishme, me lojtarët e duhur. Pas disa javësh ndjekjeje në pozitën e dytë, ne i kemi vendosur hundët në ballë dhe jam i sigurt se lojtarët janë i gatshëm ta shtojnë presionin”, ka thënë Fergie.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum