Dënohet Juventusi për shkak të fyerjeve raciste të tifozëve

e premte, 23 mars 2012







Juventus për herë të tretë këtë edicion dënohet për shkak se tifozët e skuadrës kanë fyer lojtarët kundërshtarë në baza racore, e së fundmi këtë e bënë në duelin e Kupës së Italisë Juventus – Milan.


Tifozët “biankoner” kanë fyer gjatë gjithë kohës mesfushorët Sulley Muntari dhe Urby Emanuelson, ndërsa për këto fyerje Juventusi është dënuar me 20.000 euro.

Juventusi në dy rastet e para është dënuar me nga 10.000 euro pasi tifozët kishin fyrer lojtarët e Interit dhe Udineses.
Derisa anëtari i Man Cityt, Mario Balotelli, luante në Inter, ishte caku kryesor i tifozëve të Juventusit edhe nëse këto skuadra nuk luanin përballë njëra tjetrës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum