Conte: Titulli është në duart e Milanit

e hënë, 26 mars 2012

Antonio Conte (Foto: Getty Images)Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i kënaqur që ata vazhdojnë ta ndjekin Milanin në garën për titull, por thotë se Rossonerët janë favoritë.
 

Bianconerët fituan 2-0 ndaj Interit në derbin e mbrëmshëm në Juventus Stadium dhe vazhdojnë të mbeten katër pikë prapa Milanit në tabelën e Serie A.

“Sa besojmë në titull? Është në duart e Milanit. Nuk dua ta zemëroj askënd, por jam objektiv. Rossonerët po dëshmojnë se kanë fuqinë dhe thellësinë për të vazhduar t’ia dalin mirë edhe kur kanë lëndime”.

“Sa i takon Milanit të sotëm, ai është ekipi më i fuqishëm në Itali dhe shpresoj ata t’ia dalin mirë kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Conte

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum